RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së do të vazhdojë sërish aktivitetet në Sudan

programi-boteror-i-ushqimit-te-okb-se-do-te-vazhdoje-serish-aktivitetet-ne-sudan

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se do të fillojë sërish aktivitetet e tij që ndërpreu pas fillimit të përleshjeve të armatosura në Sudan, transmeton Anadolu.

Drejtorja ekzekutive e WFP, Cindy McCain në një deklaratë në Twitter tha se do të vazhdojnë në mënyrë të shpejtë të gjitha programet për të arritur tek shumë persona të cilët aktualisht kanë nevojë dhe presin për ndihmë.

Ai vuri në dukje se do t’i vazhdojë aty ku i kanë lënë punimet që u pezulluan pas humbjes së jetës së një prej kolegëve të punës.

Më 16 prill WFP njoftoi se për shkak të situatës së krijuar dhe rrezikut të sigurisë në Sudan, janë detyruar të ndërpresin të gjithë operacionet.

– Përleshjet në Sudan

Mëngjesin e 15 prillit në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të tjera të Sudanit filluan përleshje të armatosura mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë.

Mosmarrëveshja e përjetuar prej disa muajsh mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë për çështjen e reformës së sigurisë ushtarake që parashikon pjesëmarrjen (bashkimin) e plotë të Forcës së Mbështetjes së Shpejtë në ushtri, u shndërrua në një konflikt të nxehtë mes dy forcave.

Ministria e Shëndetësisë në Sudan ka njoftuar se në përleshje kanë humbur jetën 528 persona ndërsa 4.599 të tjerë janë plagosur.

Ushtria e Sudanit dhe Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë njoftuan se që nga mesnata kanë zgjatur 72 orë armëpushimin humanitar.

Related posts

U tërhoq nga gara presidenciale, Joe Biden do t’ i adresohet kombit! Presidenti i SHBA: Do të flas për atë se çfarë na pret

admin

Gjermania nis drejt Ukrainës ndihma në vlerë të 11 milionë eurove

admin

Në sul’met e Iz’raelit në Ga’za vr’iten 7 pa’lestinezë, përfshirë edhe fëmijë

admin