RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Programi i OKB-së për Zhvillim do të mbështesë aktivitetet për heqjen e rrënojave të tërmetit në Turqi

programi-i-okb-se-per-zhvillim-do-te-mbeshtese-aktivitetet-per-heqjen-e-rrenojave-te-termetit-ne-turqi

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të mbështesë aktivitetet për heqjen e rrënojave të formuara për shkak të tërmeteve në Türkiye, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga programi thuhet se pjesa më e madhe e fondit prej 113.5 milionë dollarë i kërkuar si një pjesë e “thirrjes për ndihmë emergjente” për 1 miliardë dollarë që OKB-ja njoftoi më 16 shkurt për Türkiye-n, do të përdoret për aktivitetet për heqjen e rrënojave.

UNDP me qëllim mbështetjen e veprimeve të qeverisë synon të zbatojë qasjen mjedisore në menaxhimin e rrënojave, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se në vend të heqjes së mbeturinave dhe derdhjes së tyre në një vend tjetër është planifikuar të sigurohet riciklimi i lëndëve të para që përmbajnë rrënojat.

Më tej thuhet se Programi i OKB-së për Zhvillim në të njëjtën kohë do të përpiqet që të krijojë burime jetese me punësimin e banorëve të zonës për të hequr dhe përpunuar rrënojat.

Deklarata gjithashtu përfshin edhe pikëpamjet e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së në Türkiye, Louisa Vinton

“Si UNDP ne fokusohemi në rimëkëmbjen e hershme. Teksa në njërën anë mbështesim ndërhyrjen urgjente, në anën tjetër planifikojmë punimet me përmasa të gjera që do të nevojiten për rikthimin e jetës në normalitet në rajon. Pastrimi i rrënojave është një hap shumë i rëndësishëm, por teksa kryejmë këtë duhet të respektojmë jetët dhe ëndrrat e mbetura nën rrënoja”, tha Vinton.

“Gjithëpërfshirja e detyrës së vështirë, është e madhe përtej të kuptuarit nga njeriu”, tha Vinton duke shtuar se madhësia e fushës së rrënojave të parashikuara është më e madhe se Ishulli Manhattan i cili mbulon një sipërfaqe prej 59 kilometra katrorë në qytetin e New Yorkut në SHBA.

Sipas parashikimeve të para të UNDP-së, për shkak të tërmeteve janë formuar 116 deri në 210 milionë tonë rrënoja. Ndërsa në tërmetin Gölcük ishin formuar rreth 13 milionë tonë rrënoja.

– UNDP vazhdon mbështetjen ndaj punimeve

UNDP-ja e cila ka kontribuar edhe për ekipet e ndërhyrjes emergjente, theksohet se ndaj bashkisë metropolitiane në Hatay ka dorëzuar 160 kontejnerë, 770 litra për mbeturina, 54 tonë gëlqere të shuar dhe 10 mijë litra dezinfektues.

Related posts

​Rikthimi i fuqishëm i Ligës së Kampionëve

admin6

Bie çmimi i gazit në Evropë me 12.6 për qind

admin

Kurti në takim me Von der Leyenin kërkon që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës

admin