RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Projektligji për Trustin të enjten në shqyrtim

projektligji-per-trustin-te-enjten-ne-shqyrtim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do ta kenë në shqyrtim të parë peticionin e nënshkruar nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin Projektligjin për Trustin, që sipas tij do të ndihmonte qytetarët të përballojnë krizën ekonomike.

Projektligji për Trustin kërkesë e qytetarëve që vije si rezultat i krizës dhe mos intervenimin e Qeverisë do të jetë si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e parë të sesionit pranveror që do të mbahet të enjten. Ne shpresojë që gjithë deputetët të reflektojnë karshi kësaj kërkese e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të vendit dhe shpresojmë që të enjten të kalojë në lexim të parë”, ka thënë ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton teve1.info.

Ndërsa, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka thënë se para seancës së rregullt të enjten, do të ketë një seancë para kësaj, ditën e mërkurë ku në rend dite janë disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Sa i përket projektligjit për Trustin ajo ka thënë se ata kanë dhënë qëndrimin e qartë se nuk e mbështesin.

“Konsiderojmë që në aspektin ekonomik mund të ketë një ndjesi në zgjidhjen e problemeve në një kohë afatshkurta, por do të ketë ndikim negativ në një periudhë kohore afat mesëm dhe afat gjatë edhe në mirëqenien e qytetarëve dhe në parametrat ekonomik, përfshirë ngritjen e qimeve, sasinë e keshit në qarkullim dhe natyrisht edhe humbjen e sigurisë për të gjitha ata që tërheqin mjetet kur të arrijnë moshën e pensionimit”, ka thënë ajo.

Related posts

Kompania kineze do të paguajë punonjësit për të pasur fëmijë

rezart morina

Arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj

rezart morina

Kurti: Pas fushatave vrastare, preokupimi i Serbisë ishte fshehja e krimeve dhe zhdukja e gjurmëve

admin