RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një nga të dyshuarit për sulm ndaj gazetarëve në veri

arrestohet-nje-nga-te-dyshuarit-per-sulm-ndaj-gazetareve-ne-veri

Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në fund të majit sapo është arrestuar në veri të vendit, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se Nemanja Vllaskoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmin e kryer ndaj mediumit “Kallxo” në Leposaviq më 29 maj.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, ka njoftuar ai në Facebook.

Sveçla ka thënë se “të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka deklaruar ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se arrestimi i tij ka ardhur si “rezultat i punës dhe hetimeve intensive të njësiteve policore”.

“Pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar (mashkull serb), i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Leposaviq dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim të Policisë.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese, për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, përfundon njoftimi.

Ditë më parë, në veri Policia e Kosovës e arrestoi edhe Milun Milenkoviq – Llunen, për të cilin autoritetet e vendit kanë thënë se ishte ndër organizatorët e sulmeve dhe protestave të dhunshme në veri, që nga fundi i majit, por edhe i organizimeve të mëhershme në veri.

Siç ka mësuar KOHA, arrestimi ka ndodhur në rrethinë të Leposaviqit. Fillimisht mësohet se Vllaskoviq ka refuzuar të ndalet në një kontroll policie dhe pasi ka ikur është ndjekur nga Policia e Kosovës që ka arritur ta ndalë për ta arrestuar.

Related posts

Rritet në 22.835 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin6

Greqia përgatitet për “stërvitje të njëpasnjëshme” në rajon

admin

Kurti dhe Gërvalla iu prezantojnë Korit Diplomatik qëndrimet zyrtare për sulmin terrorist në veri

rezart morina