Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet për vdekjen e 23-vjeçares ukrainase, mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lajmin për teve1.info, e konfirmoi kryeprokurori Shukri Jashari, teksa tha se ende s’dihet dyshimet apo shkaqet e vdekjes së saj.
“Akoma nuk dihen dyshimet apo shkaqet e rastit, sepse jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, thuhet në përgjigjen e Jasharit.
Njëherit, Jashari bëri të ditur se po punohet intensivisht në zbardhjen e rastit.
“Do të bëhen të ditura me kohë detajet e reja”, theksoi ai tutje.