RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria e Pejës autorizon hetimet për procesin e numërimit të votave

prokuroria-e-pejes-autorizon-hetimet-per-procesin-e-numerimit-te-votave

Prokuroria Themelore në Pejë, ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike.

Autorizimi i parë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, znj. Lumturije Vuçetaj, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore po ndërmerren me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Nga dita e sotme ka filluar procesi i intervistimit të komisionarëve lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.

Prokuroria Themelore në Pejë do ta mbajë të informuar opinionin publik lidhur me të gjitha zhvillimet e mëtejshme në këtë proces.

Related posts

SHBA, zbulohet identiteti i të dyshuarit kryesor për vrasjen e 4 muslimanëve në New Mexico

admin

Shiti për prostitucion gruan e tij tek mbi 100 burra, dënohet me burg suedezi “Peliko”, ndëshkime edhe për 28 klientë!

admin

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur më shumë se 300 objektiva në Gaza

Muhamet Ramadani