RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria jep detaje për plagosjen e policëve në Skenderaj, lëshon vendim për ndalimin e Lushtakut

prokuroria-jep-detaje-per-plagosjen-e-policeve-ne-skenderaj,-leshon-vendim-per-ndalimin-e-lushtakut

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Për të dyshuarit ekziston dyshimi i bazuar se kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan lajmi.net.

Në rastin ku është përfshirë edhe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, Prokuroria ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., më datë 2 korrik të këtij viti rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të këtij rajoni me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, ku njëri nga policët është plagosur me armë zjarri në këmbë.

“Njëherit, pas grumbullimit të provave të mjaftueshme për këtë rast, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalim për të dyshuarin N.L., por i njëjti ende nuk është hasur nga policia dhe është në kërkim. Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Mitrovicë, 04 korrik 2022 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë.

Njëherit, pas grumbullimit të provave të mjaftueshme për këtë rast, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalim për të dyshuarin N.L., por i njëjti ende nuk është hasur nga policia dhe është në kërkim. Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale.

Related posts

Shefi i NATO-s dhe ajo e BE-së diskutojnë bashkëpunimin ushtarak dhe mbështetjen për Ukrainën

admin

Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Llozanë shënoi 20-vjetorin e themelimit

admin

Anija e dytë e marinës pakistaneze me ndihma niset drejt Turqisë dhe Sirisë

admin