Prokuroria Speciale ka urdhëruar lirimin e një qytetari serb i cili ishte arrestuar dje, nën dyshimin për krime lufte në Kosovë.
Sipas njoftimit, Prokuroria ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj T.B., andaj është urdhëruar lirimi i tij, përcjell teve1.info
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, 10.10.23, është ndaluar personi me inicialet T.B. për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës. Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. I njëjti ishte ndaluar gjatë ditës së djeshme 10.10.23, për shkak të dyshimit se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës”, bëhet e ditur në njoftim.
T.B. ishte arrestuar dje për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.