RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria: Motivi i kryerjes së krimeve, fitimi i pushtetit

prokuroria:-motivi-i-kryerjes-se-krimeve,-fitimi-i-pushtetit

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka paraqitur deklarimet e prokurorisë për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se motivi i kryerjes së krimeve të pretenduara nga ish-krerët e UÇK-së ka qenë “fitimi i pushtetit”.

“Mund t’i kenë kryer nga frika se kauza e tyre do të minohej, nga ata që perceptoheshin si kundërshtarë. Mund të jenë kryer nga hakmarrja. Do të shihni prova për këto të dyja. Qëllimi kriminal i përbashkët për të vënë në shënjestër kundërshtarët nuk ishte aspak i fshehtë”, tha ai.

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, shtoi se Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë dhe ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoinxhizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se shtabi i përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të 98-s, e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, shtoi ai.

Ai ka thënë se katër të akuzuarit ishin anëtarë kryesor të Shtabit të Përgjithshëm, dhe se mbanin poste të larta drejtuese në UÇK.

“Të katër pa asnjë dyshim ishin udhëheqësit parësor të UÇK-së. Por kishte edhe një anë tjetër më të errët të udhëheqjes së tyre dhe ky është objekti i gjykimit që po fillon sot”, tha Whiting.

Prokurori ka shtuar se “provat do të tregojnë se katër të akuzuarit në rolet e tyre si udhëheqës të lartë në Shtabin e Përgjithshëm mbështetën dhe zbatuar një politikë që vinte në shënjestër personat që shiheshin si bashkëpunëtorë, kolaboracionistë me Serbinë, por edhe persona që shiheshin se kundërshtonin UÇK-në apo përkrahnin Lidhjen Demokratike të Kosovës”

Prokurori Whiting ka shtuar se “shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës”.

Reklama
“Kjo politikë synonte burgosjen, keqtrajtimin, torturimin dhe nganjëherë edhe vdekjen e kundërshtarëve”, tha ai.

Whiting ka shtuar se Gjykata nuk akuzon UÇK-në dhe të gjithë anëtarët e saj, nëse dikush e thotë këtë kjo nuk është e vërtetë. Akuzat janë vetëm ndaj katër të akuzuarve.

Related posts

Gjykata e Lartë thotë se Hungaria ka shkelur rregullat evropiane të emigracionit

rezart morina

Hovenier rithekson shqetësimin e ShBA-së rreth mobilizimit ushtarak serb

admin

Britani, anija e refugjatëve Bibby Stockholm evakuohet për shkak të bakterisë legjionela

admin