RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afro 2.400 fluturime të anuluara në Aeroportin e Brukselit këtë vit për shkak të grevave

afro-2.400-fluturime-te-anuluara-ne-aeroportin-e-brukselit-kete-vit-per-shkak-te-grevave

Gati 2.400 fluturime janë anuluar në Aeroportin e Brukselit këtë vit për shkak të grevave, raportuan mediat belge, transmeton Anadolu.

Gjatë vitit, operacionet në Aeroportin e Brukselit u ndërprenë shtatë herë për shkak të grevave të thirrura nga sindikatat, duke rezultuar në anulimin e 2.395 fluturimeve dhe duke prekur më shumë se 330 mijë pasagjerë.

Anulimet vlerësohet t’i kenë kushtuar ekonomisë belge afërsisht 175 milionë euro. Shkurtimet e planifikuara të qeverisë belge në shpenzimet sociale dhe politikat shtrënguese janë kritikuar ashpër nga sindikatat.

Për këtë arsye, Belgjika këtë vit është përballur me greva të shpeshta, duke e paralizuar në disa raste jetën në vend.

Related posts

Presidenti turk dhe kryeministri pakistanez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale

admin

Armëpushimi në Gaza, kurth për Rezistencën

Muhamet Ramadani

Përqindja e daljes së votuesve deri në orën 15:00

admin