RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së: Maduro i Venezuelës dhe gruaja e tij akuzohet për akuza “narko-terrorizmi”

prokurorja-e-pergjithshme-e-shba-se:-maduro-i-venezueles-dhe-gruaja-e-tij-akuzohet-per-akuza-“narko-terrorizmi”

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka bërë të ditur se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë paditur në Distriktin Jugor të New Yorkut për akuza të shumta penale, përfshirë për “narko-terrorizëm”, transmeton Anadolu.

“Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë paditur në Distriktin Jugor të New Yorkut. Nicolas Maduro është akuzuar për komplot për narko-terrorizëm, komplot për importim kokaine, posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese kundër SHBA-së”, tha Bondi në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Deklaratat e saj vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka kryer “me sukses një sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës dhe se Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë “kapur dhe larguar jashtë vendit”.

“Ata së shpejti do të përballen me të gjithë peshën e drejtësisë amerikane në tokën amerikane, në gjykata amerikane”, tha Bondi.

Related posts

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit “do të përshkallëzohen ndjeshëm” këtë javë

RTI

Prokuroria jep detaje rreth arrestimit të dy mjekëve të Spitalit të Vushtrrisë

admin

Macron shtyn vizitën në Gjermani për shkak të protestave të dhunshme në Francë

admin