RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protesta të gjera në Bolivi pas arrestimit të dhunshëm të guvernatorit opozitar

protesta-te-gjera-ne-bolivi-pas-arrestimit-te-dhunshem-te-guvernatorit-opozitar

Guvernatori i rajonit të Ranta Cruz, opozitari i njohur Luis Fernando Camacho u ndalua të mërkuren nga policia vendase çka ka shkaktuar protesta të dhunshme në disa qytete të Bolivisë, njoftonte sot ministria e brendshme.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë arsyen e ndalimit të Camacho por kohët e fundit ai kishte drejtuar disa javë protesta me bllokime rrugësh në qendrën e fuqishme bujqësore të Santa Cruz, më e madhja e nëntë rajoneve të Bolivisë.

Protestat kanë lidhje me vonesat dhe pengesat e qeverisë qendrore në kryerjen e censusit të popullsisë së vendit, ku pritet të tregohet rritja e popullsisë së Santa Cruz, e cila duhet të sjellë më shumë të ardhura taksash dhe vende në Kongres për rajonin e gjere opozitar.

Santa Cruz – e drejtuar nga Camacho i Koalicionit Konservator Kristian, është përplasur shpesh me qeverinë e kryeqytetit La Paz, e drejtuar nga presidenti Luis Arce.

Pas arrestimit, guvernatori u mor në aeroportin lokal për t’u dërguar në La Paz, njoftonin mediat vendase, të cilat shfaqnin pamje të Camacho të prangosur në një makinë me xhama të thyer dritaresh.

Lajmi i arrestimit të Camacho u përhap shpejt në provincë dhe mbështetësit e tij bllokuan rrugët në Santa Cruz si dhe dogjën zyrën e prokurorit të përgjithshëm vendor.

Në pamje shiheshin gjithashtu qindra protestues që hynin në aeroportin e Santa Cruz, duke tentuar ndalimin e largimit të Camacho. Por nuk ishte e artë nëse në këtë kohë avioni i tij ishte larguar.

Disa aleatë të Camacho, si politikanët Paola Aguirre e Erwin Bazan, thanë se në arrestimin e tij u përdorën armë zjarri, ndërsa ish-presidenti i vendit Carlos Mesa e quajti arrestimin “pengmarrje”.

“Operacioni për pengmarrjen e guvernatorit u krye në rrugën pranë shtëpisë së tij, teksa ai kthehej nga detyra. Vendndodhja e tij tashmë nuk dihet”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Santa Cruz.

Ish-presidenti i vjetër i vendit Evo Morales, mirëpriste arrestimin e Camacho duke e quajtur atë “përgjegjës për grusht-shteti”.

Morales u tërhoq nga presidenca pas akuzave për manipulim të votës në 2019, pas urdhrit të ushtrisë. /tch

Related posts

Ushtria izraelite vret tre palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

KFOR-i për situatën në veri: Me rëndësi të shmanget përshkallëzimi i ri, rruga drejt paqes është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

admin

Talebanët paralajmërojnë për rrezik të sëmundjeve pas tërmetit vdekjeprurës

admin