RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, Nuredin Lushtakut dhe dy të tjerëve

i-vazhdohet-paraburgimi-edhe-per-dy-muaj,-nuredin-lushtakut-dhe-dy-te-tjereve

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku dhe dy të tjerëve.

Kështu tha për Telegrafin zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nusret Hoxha.

“Seanca është mbajtur dje, paraburgimi u është vazhduar edhe për dy muaj”, tha Hoxha.

Ndryshe, më 4 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë ua kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Lushtakut dhe dy familjarëve të tij.

Të njëjtit dyshohen për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë e për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik në Skenderaj, ku dy policë u plagosën pas një përleshjeje me disa persona, ku të përfshirë dyshohet se janë Lushtaku dhe familjarët e tij.

Sipas, prokurores së rastit, Fetije Bajrami, e gjithë ngjarja ka nisur pasi që djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy zyrtarë policorë ia kishin shqiptuar një gjobë për shkelje trafiku.

Ai pastaj e kishte thirrur babanë, e i cili kishte shkuar me dy vëllezërit e tij dhe kishin sulmuar dy zyrtarët policorë, Enver Berishën dhe Mërgim Gecin, pas një përleshjeje verbale që kishin pasur.

Related posts

KiE miraton raportin për Serbinë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën vendimtar për anëtarësim në BE

RTI

Pas tërheqjes së trupave nga Gjermania, SHBA anulon vendosjen 4 mijë ushtarëve në Poloni

admin

Brenda burgut në El Salvador, 40 mijë gangsterë të bandave izolohen nga bota

admin