RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestat pro-palestineze në universitetet amerikane, rreth 300 të arrestuar në New York – VIDEO

protestat-pro-palestineze-ne-universitetet-amerikane,-rreth-300-te-arrestuar-ne-new-york-–-video

Rreth 300 persona u arrestuan në kampuset e universiteteve të Columbias dhe CUNY të martën për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në Gaza, tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Protestuesit u arrestuan si pjesë e një operacioni policor që synonte evakuimin e ndërtesës së pushtuar Hamilton Hall. Sipas policisë, u bënë rreth 282 arrestime, 173 në City College dhe 109 në Kolumbia.

Sipas një deklarate, autoritetet rektorale të universiteteve kanë kërkuar ndihmën e forcave të policisë.

Dhjetë persona u arrestuan në Universitetin e Floridës Jugore, ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Hillsborough.

Në dy javët e fundit, sipas informacioneve të Washington Post, më shumë se 1600 protestues pro Palestinës janë arrestuar në kampuse. /abcnews

Related posts

Ambasadori Hovenier uron Fitër Bajramin

rezart morina

BE kujton ‘detyrat e shtëpisë’: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian, nëse nuk themelon Asociacionin

admin

Mbyllet përfundimisht grupi “Albkings”, shtatë të arrestuar deri tash

admin