RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit antiqeveritarë në Peru dalin sërish në rrugë

protestuesit-antiqeveritare-ne-peru-dalin-serish-ne-rruge

Mijëra protestues peruanë dolën sërish në rrugë të shtunën, duke kërkuar dorëheqjen e presidentes së re të shtetit, Dina Boluarte, raporton Anadolu Agency (AA).

Boluarte mori detyrën muajin e kaluar pas largimit dhe ndalimit më 7 dhjetor të ish-presidentit të rrëzuar Pedro Castillo.

Parlamenti i Perusë votoi për të hequr Castillo-n nga detyra pasi ai sinjalizoi planet për të shpërndarë “përkohësisht” Kongresin dhe për të sunduar me dekret. Ai tani po vuan 18 muaj në paraburgim.

Pas një pauze dyjavore, protestuesit që bllokuan trafikun në qytete të ndryshme, kërkuan lirimin e Castillo-s, mbylljen e Kongresit dhe zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, presidentja e parë grua e Perusë, Boluarte, ka shprehur gatishmërinë e saj për dialog me protestuesit, duke u kërkuar atyre që të heqin bllokadat e rrugëve.

Ajo ka thënë se qeveria është e gatshme të diskutojë arsyet prapa demonstratave, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund fushatës antiqeveritare.

Ministri i Brendshëm Victor Rojas u ka kërkuar gjithashtu protestuesve që t’i japin fund demonstratave.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, Boluarte njoftoi se është në bisedime me Mbikëqyrjen Kombëtare të Migracionit për të ndaluar hyrjen e ish-presidentit bolivian Evo Morales në Peru me arsyetimin për ndërhyrje në punët e brendshme të Perusë.

Morales kritikoi presidenten e re dhe qeverinë në një postim në Twitter, duke u kërkuar atyre t’u japin fund arrestimeve “të paligjshme”.

Numri i të vdekurve në protestat mbarëkombëtare në Peru është mbi 20, kurse mbi 600 të tjerë janë plagosur.

Related posts

Lufta rriti kostot e jetesës! Gjermaninë e presin vite të vështira

admin

Tunizi, arrestohet ish-kryeministri Hamadi Jebali

admin

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Mirush Kabashi

admin