RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit në Berlin marshojnë me fenerë në solidaritet me palestinezët

protestuesit-ne-berlin-marshojne-me-fenere-ne-solidaritet-me-palestinezet

Protestues u mblodhën të martën në kryeqytetin gjerman, Berlin, për një marshim me fenerë në mbështetje të palestinezëve, duke protestuar kundër sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Turma u mblodh në sheshin “Hohenstaufen” në lagjen Kreuzberg të Berlinit dhe zhvilloi një marshim me fenerë dhe qirinj drejt stacionit të metrosë “Hallesches Tor”.

Duke mbajtur flamuj palestinezë, protestuesit brohoritën slogane si: “Izraeli terrorist” dhe “Liri për Palestinën”. Protestuesit gjithashtu kritikuan qeverinë gjermane për mbështetjen e saj ndaj Izraelit.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë afro 70.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur më shumë se 171 mijë të tjerë në Gaza, duke e shndërruar enklavën në gërmadha.

Related posts

“Një epokë e re e aktivitetit sizmik”/ Publikohen pamjet e vullkanit që shpërtheu sërish në gadishullin e Islandës

admin

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

Kushtrim Guraj

Izraeli kryen sulme ajrore në disa zona në Liban pavarësisht armëpushimit

Muhamet Ramadani