RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit propalestinezë hyjnë në hotelin ku qëndronte Biden, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

protestuesit-propalestineze-hyjne-ne-hotelin-ku-qendronte-biden,-bejne-thirrje-per-armepushim-ne-gaza

Protestuesit mbështetës të Palestinës në SHBA kanë hyrë në hotelin ku po qëndronte presidenti Joe Biden dhe kanë bërë thirrje për shpalljen e armëpushimit në Gaza ku Izraeli vazhdon sulmet e tij, transmeton Anadolu.

Biden i cili ndodhet në California në kuadër të punimeve zgjedhore, u përball me protestën e demonstruesve propalestinezë në një hotel ku ai qëndronte në qytetin San Francisco.

Rreth 30 protestues, hynë në hotel dhe brohoritën me sloganet “Biden, nuk mund të fshihesh, të akuzojmë ty me gjenocid”.

Disa anëtarë të grupit mbajtën pankarta me mbishkrimet “Ndaloni financimin e gjenocidit: Jepini fund të gjitha ndihmave që SHBA kryen ndaj Izraelit”.

Duke bërë thirrje për “armëpushim”, protestuesit iu drejtuan Biden-it me sloganin “Sa fëmijë keni vrarë sot?”.

Related posts

Putin bën thirrje për zgjerimin e përfaqësimit të Jugut Global në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Irfan Jahiu

Xhamia e Madhe e Romës, simbol i komunitetit musliman të mirintegruar

Muhamet Ramadani

Abuzoi disa herë seksualisht me të miturën, prokuroria në Kosovë kërkon “Arrest me burg” për 49-vjeçarin

admin