RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhamia e Madhe e Romës, simbol i komunitetit musliman të mirintegruar

xhamia-e-madhe-e-romes,-simbol-i-komunitetit-musliman-te-mirintegruar

Xhamia e Madhe në Itali simbolizon komunitetin musliman të mirintegruar të vendit, i cili përbën rreth 4 për qind të popullsisë italiane.

Xhamia, e cila i ka shërbyer komunitetit musliman që nga viti 1995, ka kapacitet për pritjen e rreth 10.000 besimtarë dhe është ndër më të mëdhatë në Evropë.

Duke folur për Anadolu, Nader Akkad, imami siriano-italian i xhamisë, theksoi se xhamia tërheq veçanërisht dhjetëra mijëra besimtarë për faljen e Bajramit.

Duke iu referuar situatës së komunitetit musliman në vend, ai tha: “Komuniteti musliman është shumë mirë i integruar në vendet ku ata jetojnë dhe në strukturën sociale”.

“Është një komunitet prej 2,8 milionë banorësh, gjysma e të cilëve tashmë kanë shtetësi. Komuniteti musliman është krenar që jeton në këtë vend dhe mes popullit të madh italian”, tha ai.

Në këtë sfond, shtoi Akkad, ata duan të kontribuojnë në prosperitetin dhe mirëqenien e Italisë dhe të kombit italian.

Më tej ai tha se arkitekti i xhamisë ishte Paolo Portoghesi, një italian katolik.

Kjo tregon diçka për marrëdhëniet tona me qytetarët e tjerë italianë, tha Akkad.

Ai tha se xhamia ka një sallë turke të zbukuruar me mihrab të stilit turk dhe kaligrafi.

Related posts

FOTO/ Përfshihet nga flakët pallati ku argëtohet Vladimir Putin! Aty ndodhet edhe një bunker në rast të një lufte bërthamore! Mister shkaqet e zjarrit

admin

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan ndihma për të prekurit nga përmbytjet në Irak

RTI

Rritet numri i viktimave në Gaza: 71,386 të vrarë dhe 171,264 të plagosur që nga fillimi i agresionit

Muhamet Ramadani