RTV AHIRETI
Uncategorized

PSD me aksion para Qeverisë, i kërkojnë Kurtit të largoj “konservatorët” prej LVV-së

psd-me-aksion-para-qeverise,-i-kerkojne-kurtit-te-largoj-“konservatoret”-prej-lvv-se

Në shënim të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Anëtarët e PSD-së para objektit të Qeverisë kanë shënuar me ngjyrë të kuqe “Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë!”.

Përmes një njoftimi për media nga PSD thonë se dorëzimi para konservatorismit nuk tregon për forcën e grupeve të tilla, por kalkulim të qeverisë përmes partisë.

“Diversiteti është kthyer në alibi për bashkekzistencë të të kundërtave, brenda të njëjtit subjekt. Ata i thonë demokraci, por në të vërtetë paraqet koalicion me konservatorizmin dhe patriarkalizmin. E si mund të pritet ndryshe nga një model i politikanit që udhëheq përmes figurës së njëshit?”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se: “Ankesat se si nuk po ju dëgjojnë deputetët nuk janë bindëse nëse jeni të heshtur para tyre. Për më tepër që ne e dimë disiplinën brenda partisë tuaj kur prekën kornizat politike. Apo mbase kjo është shenjë se si mbështjellësi politik e ideologjik i juaji ka material konservator tashmë, dhe ruajtuja e asaj çfarë keni arritur është synimi, përtej kauzave. Propozimi i ligjeve, por braktisja e debatit publik për ato, na lë ta kuptojmë se ju po rriteni duke mirëmbajtur dhe shpesh ushqyer rryma të dëmshme për shoqërinë dhe gratë në veçanti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PSD-së. /Telegrafi/

The post PSD me aksion para Qeverisë, i kërkojnë Kurtit të largoj “konservatorët” prej LVV-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Soon you’ll be able to travel from London to Scotland in just 45 minutes

admin

Job numbers show tremendous growth in state’s travel industry

admin

BIK: Agjërimi i muajit Ramazan fillon më 11 mars 2024

RTI