RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes?

pse-duhet-te-hani-veze-te-ziera-ne-mengjes?

Të ngrënit vezë në mëngjes sjellë një mal me përfitime shëndetësore, falë proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme që posedon.

Ju sjellim në vijim 5 arsyet përse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes.

Vezët iu mbajnë të ngopur më shumë sesa tosti ose drithërat – Proteina dhe yndyrnat në vezë sigurojnë nivele të larta energjie, duke iu mbajtur juve të ngopur deri në vaktin ushqimor të drekës.

Vezët ndihmojnë në humbjen e peshës – Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë në mëngjes kanë më të ngjarë të humbin peshë sesa të tjerët që hanë ushqime të tjera në vaktin e parë ditor.

Vezët janë një burim i madh i proteinës – Vezët përmbajnë sasi të mjaftueshme të plotësimit të nevojave ditore si të aminoacideve, ashtu edhe të proteinave.

Vezët ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe mbamendje – Kolina, ushqyesi esencial në vezë, stimulon trurin dhe funksionin e tij, transmeton lajmi.net.

Vezët përmirësojnë shikimin – Të dy antioksidantët që kanë në posedim vezët, lutini dhe zeaksantini, mbrojnë sytë nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë. Gjithashtu, ushqimi në fjalë mbron sytë.

Related posts

Shumë fëmijë preken nga gripi sezonal

admin6

​Njihni simptomat e dështimit të zemrës dhe çfarë të bëni kur të shfaqet

admin6

​Studimi zbulon pasojën më të re serioze të ngrënies së ushqimit të përpunuar

admin