Vezët janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme.
Studimet kanë treguar se konsumimi i vezëve në mëngjes ju bën të ndjeheni të mbushur, zvogëlon konsumimin e kalorive në vaktin e ardhshëm dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit në gjak dhe nivelit të insulinës.
Përveç kësaj, e verdha e vezëve përmban lutein dhe zeaxanthin. Këto antioksidantë ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve të syve si kataraktet dhe degjenerim makular.
Vezët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të kolinës, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe të mëlçisë.
Megjithëse të larta në kolesterol, vezët nuk ngrenë nivelet e kolesterolit në shumicën e njerëzve.
Në fakt, ngrënia e vezëve të tëra mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke modifikuar formën e kolesterolit të keq “LDL”, duke rritur kolesterolin “e mirë” HDL dhe duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Gjithashtu tri vezë të mëdha japin rreth 20 gram proteina me cilësi të lartë.