Me kalimin e viteve duket se njerëzit kanë nevojë të zhvillojnë EQ (inteligjencën emocionale)më shumë. Ata rreth nesh kanë një nevojë më të madhe për të parë EQ. Ja se cilat janë arsyet më të rëndësishme që dikush me EQ të lartë dallohet/bie në sy:
Nuk përdorin mbrojtje kundër të tjerëve: në çdo bisedë shpesh dikush kur ndihet i kërcënuar përdor mbrojtje dhe mund të sulmojë ose shmangë diçka që është e vështirë për ta. Kur dikush ka një EQ të lartë, ata zakonisht kanë një qasje të ndryshme ku mund të kenë një bisedë më të mirë pa pasur nevojë të “hyjnë” në mbrojtje.
Janë më të ndershëm: përdorin ndershmërinë në çdo situatë të jetës së tyre, pa pasur nevojë të shtiren.
Janë më autentikë dhe më të sinqertë me veten dhe me ata që i rrethojnë.
Ata që janë afër emocioneve të tyre mund të kenë më shumë kontroll mbi jetën rreth tyre, kështu që në këtë kuptim ata nuk ndihen të kërcënuar apo të kontestuar. Ata kanë një ndjenjë më të mirë për jetën dhe veten. Kjo i ndihmon ata të kenë më shumë kënaqësi dhe ekuilibër në jetën e tyre.
Më në fund, për shkak se ata kanë një ndjenjë më të mirë për veten dhe dëshirat e tyre, kanë një kuptim më të madh të dëshirave të të tjerëve. Kjo në fund të fundit ndihmon dhe marrëdhëniet e tyre, duke rezultuar në një rezultat më të mirë dhe më funksional në çdo vështirësi.
Ndaj përpiquni të gjithë të keni pak më shumë mirëkuptim, ndjeshmëri dhe inteligjencë emocionale në jetën tuaj. Kjo në përgjithësi do t’ju ndihmojë të gjithëve në nivel personal, por edhe në marrëdhënie dhe në çdo gjendje shoqërore.