RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Osmani mban takim me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

​osmani-mban-takim-me-te-mbijetuarat-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po mban një takim me pesë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës.

Këto gra kanë raportuar rastin në institucionet e drejtësisë. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rasteve.

Pas takimit, Osmani do të merr pjesë në ndarjen e “Çmimit për Guxim-Vasfije” për Shukri Gërxhaliun.

Kjo ngjarje është organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në 24-vjetorin e themelimit të saj. Të pranishëm janë familjarë të Gërxhaliut, të cilët do të pranojnë këtë çmim. Ai ka vdekur më 26 shtator dhe ka trajtuar shumë të mbijetuar të dhunës seksuale.

Related posts

SHBA kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Policia nis fushatën informuese për Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet

RTI

Vuçiq: Nuk do ta njohim pavërsinë e Kosovës as de fakto, as de jure

Muhamet Ramadani