RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse jemi më të stresuar gjatë natës? Përgjigjen ekspertët

pse-jemi-me-te-stresuar-gjate-nates?-pergjigjen-ekspertet

Kur ndihemi të stresuar, rrahjet e zemrës rriten dhe truri ynë është në stimulim të tepërt. Pra, trupi ynë nuk e kupton nëse është një rrezik i menjëhershëm në mjedisin tonë natyror apo nëse burimi i shqetësimit është në mendjen tonë. Rezultati është që ne qëndrojmë zgjuar dhe rrotullohemi në shtrat për orë të tëra.

Pse jemi më të stresuar në orët e mbrëmjes?

Ankthi ka tendencë të na pushtojë më shpesh gjatë natës, sepse siç shpjegon Candice Alfano, drejtore e Qendrës së Gjumit dhe Stresit të Universitetit të Hjustonit: “Gjatë ditës jemi të zënë. Vëmendja është tërhequr në shumë drejtime të ndryshme, kështu që ne kemi kohë të kufizuar për të menduar për shqetësimet tona”.

Si mund ta luftojmë stresin?

Ndaloni konsumimin e kafeinës pas një kohe të caktuar, pasi kafeina qëndron në trupin tonë për rreth pesë orë dhe sipas ekspertëve, ajo përkeqëson simptomat që lidhen me ankthin.

Bëni një listë të të gjitha detyrimeve tuaja, në mënyrë që të mund ta organizoni më shumë mendimin tuaj dhe, si rrjedhojë, të reduktoni stresin.

Jepini vetes diçka për të pritur me padurim ditën tjetër për të rritur këndvështrimin tuaj optimist.

Related posts

Efekti i dyfishtë i kafesë në lukth

rezart morina

Anulohen operacionet në zemër/ Në QSUT mungojnë pajisjet! Të sëmurët përcillen në spitalet private

admin

E keni ditur? Zbuloni se çfarë i ndodhë menjëherë trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri

rezart morina