Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një azil privat në Tiranë, ku një i moshuar ka qëlluar për vdekje shokun e tij të dhomës.
Mësohet se dy të moshuarit Zyhdi Shehu 78-vjeç dhe viktima Virxhil Vesho, 82-vjeç janë konfliktuar me njërin tjetrin për krevatin.
“Pse më ke zenë krevatin”, mësohet t’i ketë thënë Shehu 82-vjeçarit, përpara se ta qëllonte për vdekje me një bastun.
Autori e ka qëlluar disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si autori ashtu edhe viktima vuanin nga skleroza.
Policia ka arrestuar 78-vjeçarin ndërkohë që materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme. /EuronewsAlbania/
The post “Pse më ke zënë krevatin”, 78 vjeçari mbyti shokun në azil pas sherrit banal first appeared on Radio Televizioni Iliria.