RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pse udhëheqësit rajonalë kanë foto pothuajse identike me Trump?

pse-udheheqesit-rajonale-kane-foto-pothuajse-identike-me-trump?

Vjen një shpjegim mbi presidentin amerikan “prej kartoni”

Ditët e fundit, në rrjetet sociale janë përhapur foto të udhëheqësve rajonalë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, të cilat në shikim të parë duken pothuajse identike.

Edi Rama, Albin Kurti, Hristijan Mickoski, Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti rumun Nicușor Dan publikuan foto në të cilat Trump shfaqet me pothuajse të njëjtën buzëqeshje, pozicion trupi dhe dorë të ngritur në një gjest karakteristik.

Ngjashmëria ishte aq e madhe saqë shpotitë filluan të përhapeshin në rrjetet sociale se udhëheqësit në të vërtetë nuk po bënin foto me Trump, por me figurën e tij prej kartoni.

Pse Trump duket pothuajse njësoj në foto?

Çelësi është në mënyrën se si janë bërë fotot. Administrata presidenciale rumune njoftoi se në pritjen e organizuar nga Trump me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vetëm fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte qasje për të bërë foto.

Fotografitë u përpunuan më pas dhe u dorëzuan njëkohësisht në ambasadat e vendeve udhëheqësit e të cilave morën pjesë në ngjarje. Si rezultat, burra shteti të ndryshëm morën foto të bëra nga praktikisht i njëjti kënd, me të njëjtin sfond, ndriçim dhe kompozim.

Trump është në një pozë pothuajse identike në foto, prandaj, kur fotot vendosen krah për krah, duket se vetëm personi pranë tij ka ndryshuar.

Nga Kurti dhe Rama te Vuçiç

Albin Kurti postoi një foto pasi takoi Trump në Neë York dhe deklaroi se ishte takimi i tij i parë me presidentin amerikan. Një foto e ngjashme u postua edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili bëri një foto me Trump dhe gruan e tij Linda Rama. Njëherësh këmbënguli në origjinalitetin e saj, duke ironizuar me kundërshtarët e thënë se nuk është me IA.

Një skenë pothuajse identike u postua edhe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ndërsa një foto e Aleksandar Vuçiç, gruas së tij Tamara dhe Trump u shfaq gjithashtu në rrjetet sociale.

Nicușor Dan postoi një foto me Trump disa ditë pas qëndrimit të tij në New York. Presidenti rumun deklaroi se u takua me Trump në një pritje të organizuar nga presidenti amerikan më 23 shtator me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /tesheshi

Related posts

Gjermania bën përgatitje për evakuimin e qytetarëve të saj në Lindjen e Mesme

Muhamet Ramadani

Një kryeministër, disa lule dhe diferenca mes Çekisë e Shqipërisë

Muhamet Ramadani

Republikanët fajësojnë administratën e Presidentit Biden në raportin e ri për tërheqjen nga Afganistani

admin