RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Publikohet video e momentit kur një dron kamikaz ukrainas goditi urën në Krime

publikohet-video-e-momentit-kur-nje-dron-kamikaz-ukrainas-goditi-uren-ne-krime

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) ka publikuar një video ku pretendohet se është momenti kur një dron ujor kamikaz ukrainas goditi urën 3 miliardë dollarë që e lidh Rusinë me Krimenë, duke shkaktuar shpërthim të madh, raporton “Daily Mail’.

Sulmi me dronin “Sea Baby” ndodhi muajin e kaluar.

“CNN” ka publikuar videon e dronit ujor të mbushur me 850 kilogramë eksploziv.

Është hera e parë që SBU publikisht ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer nga ushtria ukrainase.

Mbrojtja ruse dështoi të vërente dy dronët që kaluan nëpër ujë dhe shpërthyen në sektorin e hekurudhës në urë, ndërsa po kalonte një tren.

Droni i ri “Sea Baby” po zhvillohet tash e saj muaj dhe shefi i SBU-së, Vasyl Maliuk, ka paralajmëruar Moskën për sulme tjera. /koha

Related posts

Pakistan – Qindra viktima nga moti i keq

admin

Pavarësisht kufizimeve të Izraelit, 30 mijë muslimanë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

admin

Daçiq konfirmon se dy persona u arrestuan lidhur me vrasjen e policit serb: Një burrë dhe një grua

admin