Sot dhe nesër është planifikuar të mbahet grevë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës nga punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të UP-së.
Sot të pranishëm në grevë ishin 250 punëtorë.
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
“Sot 250 grevist mbyllën derën e Rektorit, ata nuk lëvizin. Ne edhe nesër do e mbyllim këtë derë”, ka thënë Azemi.
“Punëtorëve teknik as sot nuk ua paguan pagat e tyre, kurse deputetëve serbë në parlamentin e Kosovës ua japin nga dy mijë euro pa punuar fare”, theksoi ai.
Më tutje ai shtoi se në përkrahje të tyre janë edhe studentët e UP-së.