RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Punëtorët teknikë të UP-së fillojnë grevën

punetoret-teknike-te-up-se-fillojne-greven

Sot dhe nesër është planifikuar të mbahet grevë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës nga punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të UP-së.

Sot të pranishëm në grevë ishin 250 punëtorë.

Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

“Sot 250 grevist mbyllën derën e Rektorit, ata nuk lëvizin. Ne edhe nesër do e mbyllim këtë derë”, ka thënë Azemi.

“Punëtorëve teknik as sot nuk ua paguan pagat e tyre, kurse deputetëve serbë në parlamentin e Kosovës ua japin nga dy mijë euro pa punuar fare”, theksoi ai.

Më tutje ai shtoi se në përkrahje të tyre janë edhe studentët e UP-së.

Related posts

Paralajmëron Shtëpia e Bardhë: Irani mund të kryejë sulme ndaj Izraelit gjatë kësaj jave

admin

Kryeparlamentari turk: Izraeli i druhet rolit të Turqisë në paqen rajonale

Irfan Jahiu

Katër të vdekur nga COVID-19 të shtunën në Kosovë

admin