RTV AHIRETI
Kuzhinë

Pure e kungulleshkave: Është më e lehtë dhe ka më pak kalori se ajo klasike

pure-e-kungulleshkave:-eshte-me-e-lehte-dhe-ka-me-pak-kalori-se-ajo-klasike

Është e lehtë për t’u përgatitur, ndërsa shijen mund ta rregulloni sipas dëshirës tuaj

Nëse ju pëlqen pureja, por nuk dëshironi ta bëni nga patatet, por kërkoni një version me pak kalori, ju sugjerojmë të provoni purenë e kungulleshkave.

Është e lehtë për t’u përgatitur, dhe mund ta rregulloni shijen sipas dëshirës tuaj, si dhe nëse do të vendosni një copë gjalpë apo do ta anashkaloni gjatë përgatitjes – sepse kjo ndikon në vlerën totale kalorike të tij, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 kungulleshka të njoma,
– 2 lugë vaj ulliri,
– 30 g gjalpë,
– majdanoz ose kopër.

Përgatitja:

Qëroni kungulleshkat, i prisni në kubikë dhe më pas i kaurdisni në vaj ulliri në zjarr shumë të ulët, në mënyrë që të lëshojnë ujin.

Kur të jenë zbutur i rrahim me një mikser me shkop dhe i shtojmë gjalpin, majdanozin e grirë ose kopër.

Nëse dëshironi, shtoni kripë dhe piper. Gjithashtu, nëse dëshironi një version edhe më dietik, mos shtoni gjalpë.

Pureja juaj e kungulleshkave është gati, tani ju mbetet vetëm ta shijoni!

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

The post Pure e kungulleshkave: Është më e lehtë dhe ka më pak kalori se ajo klasike appeared first on Telegrafi.

Related posts

Pite me spinaq: Recetë e thjeshtë me shije delikate

rezart morina

Pogaçet arabe Fataer: Ushqim i shijshëm me djathë dhe kaçkavall!

rezart morina

Bëni glazurë si në ëmbëltore: Qe se si duhet ta shkrini çokollatën!

admin