RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Dërgimi i municioneve thërrmuese amerikane në Ukrainë duhet të trajtohet si krim

putin:-dergimi-i-municioneve-therrmuese-amerikane-ne-ukraine-duhet-te-trajtohet-si-krim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha sot se dërgimi i municioneve thërrmuese nga Washingtoni në Ukrainë duhet të trajtohet si krim, transmeton Anadolu.

“Vetë administrata e SHBA-së kohë më parë e quajti përdorimin e municioneve thërrmuese një krim. Mendoj se duhet trajtuar si i tillë”, tha Putin në një intervistë për kanalin televiziv “Rossiya-1”.

Putin shtoi se vendi i tij rezervon të drejtën për t’u hakmarrë nëse municionet thërrmuese përdoren kundër Rusisë, duke shtuar se Moska ka rezerva të mjaftueshme të llojeve të ndryshme të municioneve thërrmuese.

“Deri më tani nuk e kemi bërë këtë, nuk e kemi përdorur, as nuk kemi pasur nevojë të tillë, pavarësisht mungesës së njohur për një periudhë të caktuar kohore. Kemi edhe municion, por nuk e kemi bërë këtë”, tha Putin.

Ai tha se beson se SHBA-ja po furnizon Ukrainën me municione thërrmuese për shkak të mungesës së përgjithshme të municioneve.

“Ushtria ukrainase shpenzon 5.000 deri në 6.000 predha të kalibrit 155 në ditë për armiqësitë, ndërsa SHBA-ja prodhon 15.000 në muaj. Ata nuk kanë mjaftueshëm dhe Evropa tashmë nuk ka mjaftueshëm. Por, ata nuk gjetën asgjë më të mirë se të sugjerojnë përdorimin e municioneve thërrmuese”, shtoi ai.

Municionet thërrmuese hedhin bomba që shpërndahen në zonën e synuar dhe mund të shpërthejnë vite më vonë duke shkaktuar viktima civile. Konventa e OKB-së e vitit 2008 mbi municionet thërrmuese ndalon përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e municioneve thërrmuese.

Related posts

“Serbët e Kosovës po detyrohen të marrin pjesë në protestën e Vuçiqit”

admin

Agjencia amerikane e barnave miraton rreth 800 mijë vaksina kundër lisë së majmunit

admin

ShBA-ja akuzon Rusinë për krime kundër njerëzimit në Ukrainë

admin