RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, protestë në Pensilvani ku jeton kreu i FETO-s, Gülen

shba,-proteste-ne-pensilvani-ku-jeton-kreu-i-feto-s,-gulen

Në Pensilvani të SHBA-së ku jeton kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, u mbajtën protesta me automjete dhe avion, raporton Anadolu.

Kryesia e Komunikimeve të Presidencës turke zhvilloi protesta dhe ceremoni përkujtimore në New York dhe Pensilvani me rastin e 15 korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Një avion që fluturoi në qiejt e New Yorkut dhe më pas në Pensilvani, me një pankartë gjigante në bishtin e tij përcolli mesazhin: “Ata që vranë 253 të pafajshëm më 15 korrik 2016, jetojnë në një vend shumë më afër jush nga sa mund ta imagjinoni”.

Nga ana tjetër dy automjete me shkrimin “Fitorja e Demokracisë” së bashku me flamurin turk dhe fotografi të natës së grushtit të shtetit në tabela me ndriçim, shëtitën deri në orën 16:00 sipas kohës lokale në rrugët e Saylorsburg-ut në të cilën ndodhet kreu i FETO-s.

Në programin përkujtimor të mbajtur në sheshin “Times” në New York, gjatë gjithë ditës në një panel dixhital me flamujt turq u transmetua mesazhi “15 korriku Fitorja e Demokracisë”. Po ashtu një koncert u mbajt në zonën ku ekspozuan 253 këpucë që përfaqësonin dëshmorët e 15 korrikut.

Related posts

Ambasada britanike: S’ka asnjë model të Irlandës së Veriut që mund të imponohet si “zgjidhje për Kosovën”

admin

Këtu janë zhvillimet më të fundit nga Palestina

rezart morina

Çmimet e larta, kërkohen politika më të mira fiskale që të bie inflacioni

admin