RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe al-Assad diskutojnë marrëdhëniet ekonomike dhe pasojat e tërmetit – VIDEO

putin-dhe-al-assad-diskutojne-marredheniet-ekonomike-dhe-pasojat-e-termetit-–-video

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka diskutuar në Moskë marrëdhëniet ekonomike dhe pasojat e tërmetit me homologun e tij sirian, Bashar al-Assad, transmeton Anadolu.

“Pavarësisht gjithçkaje, marrëdhëniet tona po zhvillohet, përfshirë edhe në fushën ekonomike. Gjatë vitit të kaluar u regjistrua një rritje prej 7 për qind në tregti”, tha Putin në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me al-Assad.

Putin tha se tërmetet me epiqendër në Turqinë jugore, që u ndjenë edhe në Siri, e përkeqësuan situatën humanitare. Ai shtoi se Rusia po përpiqet të ofrojë mbështetje.

Mbi 13 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga dy tërmetet e fuqishme që tronditën 11 provinca turke dhe vranë të paktën 48.448 njerëz.

Si pasojë e tërmeteve, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe në Siri jetën e humbën të paktën 6 mijë njerëz.

Related posts

Nëse Evropa s’paska sot një “Churchill”, kush mendon se është Trump?

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite refuzon hetimin e OKB-së për vrasjen e gazetares së të Al Jazeera-s

admin

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë ndodhën 44 aksidente trafiku

admin