RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe kryeministri i Indisë takohen në Moskë

putin-dhe-kryeministri-i-indise-takohen-ne-moske

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri indian, Narendra Modi u takuan në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, transmeton Anadolu.

Duke folur në pjesën e hapur të takimit për media në Pallatin e Kremlinit, Putin tha se vëllimi i tregtisë mes dy vendeve u rrit me 66 për qind vitin e kaluar.

Ai theksoi se vëllimi tregtar u rrit me 20 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. “Marrëdhëniet tona kanë natyrën e një partneriteti strategjik të privilegjuar”, tha presidenti rus.

Putin shtoi se të dy vendet bashkëpunojnë ngushtë me BRICS, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe Kombet e Bashkuara. “Jam mirënjohës për interesimin tuaj në çështjet më kritike, veçanërisht për përpjekjet tuaja për të gjetur mënyra për të zgjidhur krizën ukrainase në radhë të parë me mjete paqësore”, tha ai.

Kryeministri i Indisë, Modi tha se bota është duke luftuar me probleme të ndryshme në 5 vitet e fundit. “Raketat nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Ne besojmë se dialogu paqësor është i nevojshëm”, tha ai.

Modi theksoi se gjatë takimit të djeshëm me Putinin arritën konsensus për vendosjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur. “Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë në këtë drejtim. Ju siguroj se India ka qenë gjithmonë në favor të paqes. Kur unë ju dëgjova, ndjeva optimizëm dhe kishte shpresë për të ardhmen”, tha ai.

Modi potencoi se i gjithë njerëzimi ndjen dhimbje për shkak të humbjes së jetëve njerëzore, veçanërisht fëmijëve. “Kur ndjejmë dhimbje të tilla na thyhen zemrat dhe dje pata rastin të flas për këto çështje”, tha kryeministri indian.

Related posts

Abdixhiku për marrëveshjen në Ohër: Kjo gjendje e re është e pariparueshme

admin

Përfshihet nga flakët fabrika kimike që prodhon raketa ajrore për Ukrainën! Tymi është vdekjeprurës, njerëzit mbyllen në shtëpi

admin

Misioni i parë hapësinor saudit nisët më 21 maj me astronautët e parë të Mbretërisë

Muhamet Ramadani