RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin ndalon furnizimin me naftë ruse për vendet që përdorin kufirin e çmimit të naftës

putin-ndalon-furnizimin-me-nafte-ruse-per-vendet-qe-perdorin-kufirin-e-cmimit-te-naftes

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që ndalon furnizimet me naftë dhe produkte të naftës për vendet që vendosën kufi të çmimit për karburantet ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dekreti i publikuar në portalin qeveritar hyn në fuqi më 1 shkurt dhe do të jetë i vlefshëm deri më 1 korrik të vitit 2023.

Në dekret theksohet se furnizimi me naftë dhe produkte të naftës ruse për vendet që kanë vendosur kufi të çmimit do të jetë i mundur vetëm në bazë të një rezolute të veçantë nga presidenti Putin.

Ministria e Energjisë e Rusisë gjithashtu është udhëzuar të monitorojë respektimin e dekretit ndaj masave hakmarrëse.

Të premten e kaluar, Rusia u zotua për një veprim të tillë, i ndërmarrë pasi vendet e BE-së dhe G7-tës vendosën një kufi të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, duke synuar kufizimin e parave që Rusia mund të fitojë nga nafta në mes të luftës në Ukrainë.

“Ky dekret nënkupton një ndalim të furnizimit me naftë dhe produkte të naftës për ato vende dhe ato subjekte juridike që do të kërkojnë respektimin e kontratave me çmimin tavan të paraqitur nga BE-ja”, tha zv/kryeministri Alexander Novak për televizionin shtetëror rus.

Related posts

Talebanët dhe SHBA-ja shkëmbejnë të burgosurit sipas marrëveshjes së Dohas

admin

Në SHBA mbahet mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Irfan Jahiu

Dallaveret me flamujt e origjinës, gjobiten mbi 30 biznese deri në 10 mijë euro

admin