RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Rusia nuk do të “vrapojë nëpër botë duke lypur poshtërueshëm lëmoshë”

putin:-rusia-nuk-do-te-“vrapoje-neper-bote-duke-lypur-poshterueshem-lemoshe”

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar Rusia nuk do të udhëtojë nëpër botë duke kërkuar “lëmoshë”, transmeton Anadolu.

Duke folur në seancën e parë të Dumës së Shtetit të sapozgjedhur në Moskë, Putin u bëri thirrje ligjvënësve të punojnë ngushtë me qeverinë për të krijuar bazën e nevojshme ligjore për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Rusisë.

“Rusia, ndryshe nga disa të tjerë, nuk do të tregojmë me gisht, nuk mund të vrapojë nëpër botë duke lypur poshtërueshëm lëmoshë me dorën e shtrirë”, tha Putin, në një referencë të dukshme ndaj Ukrainës.

Putin gjithashtu tha se sistemi financiar dhe ekonomia e Rusisë po funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme, duke u bërë thirrje zyrtarëve të shmangin gabimet në përballimin e sfidave ekonomike.

“Sistemi financiar dhe ekonomia e Rusisë ndihen të sigurta. Gjëja kryesore është të mos bëjmë gabime dhe t’u qasemi me përgjegjësi zgjidhjes së detyrave në këto fusha jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha ai.

Ukraina mbetet shumë e varur nga mbështetja financiare e jashtme për të mbuluar nevojat e buxhetit dhe të mbrojtjes gjatë luftës.

Kievi ka kërkuar 27 miliardë dollarë financim shtesë për vitin 2026, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se mbështetja e vazhdueshme dhe e parashikueshme nga jashtë është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të Ukrainës dhe financimin e buxhetit të saj.

Deklaratat u bënë në ditën kur Duma e Shtetit e thirrjes së nëntë zhvilloi seancën e parë, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 18-20 shtator.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se Rusia e Bashkuar fitoi 349 nga 450 mandatet, ndërsa Partia Komuniste mori 37, Partia Liberal-Demokrate 23, Partia Njerëzit e Rinj 19 dhe Rusia e Drejtë 17 mandate. Partia Rodina fitoi një mandat, ndërsa katër mandate u fituan nga kandidatë të pavarur. Pjesëmarrja në votime ishte 59,8 për qind.

Vyacheslav Volodin u rizgjodh kryetar i Dumës së Shtetit në seancën e parë, duke marrë 406 vota nga 442 ligjvënës që morën pjesë në votim. Ai drejton dhomën e ulët të parlamentit që nga viti 2016.

Related posts

Erdogan dhe Al Nahyan diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale në një bisedë telefonike

admin

Protesta në Londër kundër rritjes së kostos së jetesës – VIDEO

admin

SHBA kërkon nga NATO shkatërrimin e Gjykatës së Hagës: çfarë do të bëjë Evropa?

Kushtrim Guraj