RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin-Scholz diskutojnë luftën në Ukrainë

putin-scholz-diskutojne-luften-ne-ukraine

Kancelari gjerman, Olaf Scholz zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin për herë të parë që nga shtatori, lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, njoftoi sot Kremlini.

Kremlini tha se gjatë telefonatës me Scholz, presidenti rus Putin kishte shprehur shqetësimin e tij për vijën shkatërruese të shteteve perëndimore, përfshirë Gjermaninë, të cilat po furnizojnë me armë regjimin e Kievit dhe po trajnojnë ushtrinë ukrainase.

“Putin pretendon se mbështetja ushtarake nga vendet perëndimore e bëri Ukrainën të mos kërkonte negociata me Rusinë”, sipas deklaratës.

Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin gjithashtu i bëri thirrje Scholz të rishikojë politikën gjermane ndaj Ukrainës, duke i konsideruar sulmet e fundit raketore të Rusisë në Ukrainë, si një përgjigje ndaj provokimeve të Kievit, duke përfshirë sulmin ukrainas që dëmtoi rëndë urën ruse në gadishullin e aneksuar të Krimesë, në Detin e Zi.

Putin bëri thirrje gjithashtu për hetime ndërkombëtare ndaj sulmit terrorist në gazsjellësit “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” në Detin Baltik.

Shpërthimet hapën vrima në tubacione. Disa vende perëndimore dyshojnë se Rusia qëndron pas këtyre shpërthimeve. /atsh

Related posts

Ukraina godet caqet ruse në Kherson

admin

Shteti pagoi mbi 63 milionë euro për rrymën që u shpenzua në veri

rezart morina

Në Speciale paraqitet dëshmitari i parë kundër Pjetër Shalës

admin