RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Turqia, një “rrugë e besueshme” për dërgesat e gazit nga Rusia

putin:-turqia,-nje-“rruge-e-besueshme”-per-dergesat-e-gazit-nga-rusia

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Turqia është një “rrugë e besueshme” për dërgesat e gazit rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një takimi me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdoğan në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand, Uzbekistan, Putin falënderoi presidentin Erdoğan për marrëveshjen e grurit në Ukrainë.

Ai tha se shpreson që gruri ukrainas do të arrijë në vendet më të varfra, duke shtuar: “Ky qëllim ende nuk është arritur”.

Putin tha se Rusia ka marrë sinjale pozitive për dërgimin e mundshëm të grurit rus përmes porteve turke.

Putin gjithashtu tha se Moska dhe Ankaraja nënshkruan dokumentet përfundimtare në lidhje me ndërtimin e centralit bërthamor Akkuyu, duke shpresuar se centrali do të vihet në funksion në vitin 2023, siç ishte planifikuar.

Rusia dhe Turqia koordinojnë ngushtë pozicionet për çështjet ndërkombëtare, tha ai, duke shtuar se Moska do të mirëpresë punën e Ankarasë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.

Related posts

Norvegjia: Su’lmet ndaj UN’RWA-së janë të papranueshme

rezart morina

Mijëra njerëz organizojnë protesta në Mali për videon kundër Islamit – VIDEO

admin

Nuk kanë të ndalur vrasjet në Serbi, një djalë vrau babanë e tij

admin