Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Kinës, Xi Jinping, planifikojnë të takohen në Uzbekistan javën e ardhshme, ka njoftuar një zyrtar rus, raporton agjencia AP.
Ky takim pritet të jetë hap për përmirësim të marrëdhënieve me dy fuqive.
Takimi në Shanghai Cooperation Organization, vjen në një periudhë delikate për dy liderët.
Putini po përballet me rënien ekonomike dhe politike për shkak të luftës së tij në Ukrainë. Shkaku i luftës, Rusia është izoluar edhe më tepër. Xi, ndërkohë, po përballet me ngadalësim të ekonomisë, ndërsa ai po kërkon mandatin e tretë pesëvjeçarë si lider i Partisë Komuniste.
Ambasadori i Rusisë në Kinë, Andrei Denisov, i ka thënë gazetarëve se të dy do të takohen në ngjarjen më 15-16 shtator në qytetin uzbek Samarkand.
“Ne po përgatitemi në mënyrë aktive për këtë”, tha Denisov. /koha