RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putini përgatit ofensivën për pushtimin e Kievit

putini-pergatit-ofensiven-per-pushtimin-e-kievit

Takimi i Putinit pasoi pretendimet e komandantit të ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi, se Moska mund të nisë një ofensivë të re në fillim të vitit 2023. Ai paralajmëroi se Rusia po përgatiste rreth 200 mijë ushtarë për ofensivën ndaj Kievit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me shefat e ushtrisë të shtunën kur është raportuar se po planifikon serinë e sulmeve në Ukrainë. Kremlini ka raportuar se presidenti rus nga e premtja ka qëndruar në bazën e “operacionit special ushtarak”. Putini është parë përkrah ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefit të forcave të armatosura, Valeriy Gerasimov.

Takimi i Putinit me udhëheqësit ushtarakë është mbajtur teksa zyrtarët ukrainas kanë thënë se Moska është duke u përgatitur për ofensivën e re, e cila do të nisë pas disa humbjeve të njëpasnjëshme në frontin e luftës.

“Ne do të dëgjojmë komandantët në çdo drejtim operacional dhe unë do të doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme”, u ka thënë Putini udhëheqësve ushtarakë.

Forcat ukrainase ka bërë një sërë përparimesh të mëdha në muajt e fundit, duke përfshirë rimarrjen e Khersonit – i vetmi qytet i madh i kapur nga forcat ruse deri më tani.

Dhe kolapsi i forcave të Moskës në Ukrainën lindore në fillim të këtij viti bëri që shefat ushtarakë të ishin në qendër të kritikave nga figura të medias pro-Kremlinit.

Prania e gjeneralit Gerasimov i jep fund zërave që qarkullojnë në internet se ai ishte shkarkuar nga posti i tij. 67-vjeçari është vënë në shënjestër të kritikave intensive nga komentuesit, të cilët e kanë akuzuar se është tepër i kujdesshëm.

Gjenerali i Forcave Ajrore Sergei Surovikin – i cili u emërua si komandant i Rusisë në Ukrainë në tetor – ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Takimi i Putinit pasoi pretendimet e komandantit të ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi, se Moska mund të nisë një ofensivë të re në fillim të vitit 2023. Ai paralajmëroi se Rusia po përgatiste rreth 200 ushtarë për ofensivën ndaj Kievit.

“Nuk kam dyshim se ata do të kenë një tjetër sulm në Kiev”, ka shtuar ai. “Unë e di se sa njësi luftarake kam tani, sa njësi luftarake duhet të krijoj deri në fund të vitit – dhe, më e rëndësishmja, të mos i prek në asnjë mënyrë tani. Sado e vështirë të jetë”.

Ai ka thënë se sulmi mund të ketë cak Kievin dhe mund të nisë nga Bjellorusia.

Në shkurt, trupat ruse përparuan drejt kryeqytetit ukrainas Kiev pasi kaluan kufirin nga Bjellorusia.

Ndërsa lideri i vendit Alexander Lukashenko ka mohuar vazhdimisht se forcat e tij do të bashkohen në pushtim, mijëra trupa ruse janë aktualisht në vend duke marrë pjesë në atë që Ministria e Mbrojtjes e Moskës e quajti “stërvitje intensive luftarake”.

Putini do ta vizitojë homologun e tij bjellorus në Minsk të hënën.

Por analistët kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e Rusisë për të nisur një ofensivë të re në kryeqytetin ukrainas dhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët e Inteligjencës Amerikane “nuk po shohin asnjë tregues se ka një lëvizje të afërt në Kiev”.

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes amerikane i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Rusia ishte detyruar të përdorte municione të vjetra me dekada me shkallë të lartë dështimi, teksa ka hasur në vështirësi të mëdha të furnizimit me armatim. /koha

Related posts

Hamasi u paraqet ndërmjetësuesve propozimin për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza

RTI

30 ditë paraburgim tre serbëve të dyshuar për krime lufte

rezart morina

BE-ja ndan 500 milionë euro për industrinë e mbrojtjes

admin