RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putini reagon për dronin që ra në Rumani: Le të na japin mbetjet, do ta hetojmë

putini-reagon-per-dronin-qe-ra-ne-rumani:-le-te-na-japin-mbetjet,-do-ta-hetojme

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka komentuar incidentin me dronin që u rrëzua në territorin e Romanisë, duke deklaruar se nuk mund të konfirmohet nëse bëhej fjalë për një dron rus.

Mes tjerash, Putini ka thënë se sapo ishte informuar për ngjarjen.

“Mësova vetëm jashtë hyrjes së kësaj salle se kinse kishte ndodhur një incident me dronin tonë”, deklaroi ai.

Presidenti rus shtoi se Rusia është e gatshme të zhvillojë një hetim objektiv nëse pala tjetër e kërkon një gjë të tillë.

“Le të na dorëzojnë të dhënat, si dhe mbetjet e dronit, dhe ne do të zhvillojmë një hetim objektiv. Vetëm atëherë do të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur”, përfundoi Putin.

Related posts

Irani vlerëson se autori Rushdie dhe mbështetësit e tij janë fajtor për tentimin për vrasje

admin

Specialja ia vazhdon paraburgimin ish-presidentit Thaçi

Muhamet Ramadani

Inteligjenca holandeze: Kina kërcënimi më i madh për sigurinë ekonomike të vendit

admin