RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

pzap-certifikon-kandidatet-per-deputete-te-listes-serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e Listës Serbe dhe ka mundësuar certifikimin e kandidatëve të saj për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një vendim të shpallur sot, PZAP ka arsyetuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili refuzoi certifikimin e këtij subjekti politik më 10 dhjetor, nuk ishte i arsyetuar mjaftueshëm.

Paneli ka theksuar se KQZ nuk ka marrë në konsideratë të gjitha faktet relevante dhe kriteret ligjore që duhej të ndiqeshin gjatë procesit të certifikimit të kandidatëve.

Ndërkohë, KQZ-ja nuk e kishte certifikuar Listën Serbe as si parti politike, por që PZAP-ja kishte anuluar vendimin duke e kthyer për shqyrtim.

Related posts

Vjena shpallet qyteti më jomiqësor në botë

admin

Kryetari i parlamentit të Kosovës: Nuk mund të hedhim hapa për zbatimin e marrëveshjes kur Serbia po shkel parimet e saj

admin

OKB i kërkon SHBA-së përshpejtimin e vizave për delegacionin rus

admin