RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria amerikane drejt “mbylljes”

qeveria-amerikane-drejt-“mbylljes”

Shkak, mosmarrëveshjet politike në Kongres

Mbyllja e qeverisë amerikane duket e pashmangshme, ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve vazhdojnë të mos bien dakord mbi buxhetin federal për 12 muajt e ardhshëm. Afati për gjetjen e një marrëveshjeje skadon mesnatën e kësaj të Shtune dhe palët duken shumë larg arritjes së një marrëveshjeje.

Republikanët kërkojnë reduktim drastik të shpenzimeve në buxhetin e paraqitur nga ligjvënësit demokratë që përfaqësojnë administratën Bajden. Një prej kërkesave të republikanëve është edhe ndalimi i financimeve për Ukrainën, për të përballuar sulmin nga Rusia.

Për miratimin e buxhetit nevojitet një shumicë e thjeshtë në dhomën e ulët që kontrollohet nga republikanët. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për një buxhet të përkohshëm, atëherë më shumë se 4 milionë punonjës të qeverisë dhe pjesëtarë të shërbimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, nuk do të paguhen.

Pensionistët mund të mos marrin në kohë pensionet e tyre për të paguar faturat, apo për të blerë ushqime. Kjo pritet të jetë hera e 4 që administrata amerikane ndal punën për mungesë të fondeve për shkak të mosmiratimit të buxhetit. /tvklan

Related posts

Policisë së Kosovës i shtohen edhe 445 policë të rinj, Kurti: Nderoni uniformën dhe punën tuaj

RTI

SHBA – Rezultatet e para konfirmojnë bastionet e dy partive

admin

Abdixhiku viziton minatorët: Janë në rend të dytë, shteti përgjegjës

RTI