RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria e Ga’zës: Mbi 3.500 fëmijë janë në rrezik të vd’esin nga uria

qeveria-e-ga’zes:-mbi-3.500-femije-jane-ne-rrezik-te-vd’esin-nga-uria

Qeveria palestineze në Gaza njoftoi se më shumë se 3.500 fëmijë në Rripin e Gazës, i cili është nën sulmin dhe pushtimin izraelit, rrezikojnë të vdesin nga uria, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria Telegram e zyrës për media të qeverisë thuhet se “Në mesin e një heshtjeje të tmerrshme ndërkombëtare, mungesës së qumështit dhe ushqimit, mungesës së suplementeve ushqimore, fëmijëve të privuar nga vaksinat dhe në situatën ku hyrja e ndihmave humanitare pengohet për të katërtën javë me radhë, mbi 3.500 fëmijë nën moshën 5-vjeç në Rripin e Gazës ndodhen përballë rrezikut të vdekjes graduale si pasojë e politikës së pushtuesit izraelit për të lënë në uri fëmijët”.

Fëmijët e Gazës vuajnë nga “ushqyerja e pamjaftueshme në nivelin e avancuar e cila ndikon në strukturën e trupit të tyre, vonon rritjen e tyre dhe i ekspozon ata ndaj rrezikut të kontraktimit të sëmundjeve infektive që kërcënojnë mbijetesën e tyre”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet thirrje për “zgjidhje radikale dhe urgjente për të gjitha krizat ndaj të cilave fëmijët ekspozohen sistematikisht”.

Më tej në deklaratë i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar, OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare, organizatave të fëmijëve dhe të gjitha vendeve të botës që të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të shpëtojnë fëmijët në Gaza, të cilët janë në kthetrat e urisë.

“Në luftën gjenocidale 15.438 fëmijë janë vrarë, dhjetëra mijëra janë plagosur dhe më shumë se 17 mijë fëmijë humbën njërin ose të dy prindërit. Përveç tmerrit që kanë përjetuar, fëmijët në veçanti kanë nevojë për mbështetje të avancuar psikologjike. Për shkak të luftës së shfarosjes, zhvendosjes dhe pasojave të tjera të agresionit izraelit 335 mijë fëmijë jetojnë një jetë jashtëzakonisht të vështirë. Ne i bëjmë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të gjitha gjykatave të tjera ndërkombëtare dhe të gjithë gjyqtarëve të lirë në botë që të ndjekin penalisht kriminelët e luftës izraelitë dhe amerikanë që vendosin në objektiv në mënyrë sistematike fëmijët”, thuhet në deklaratë.

Më tej i kërkohet komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Izraelin dhe SHBA-në për të ndaluar “luftën gjenocidale” në Gaza, për të hapur pikën kufitare Rafah dhe Kerem Abu Salim dhe të gjitha pikat e tjera tokësore dhe për të lejuar hyrjen e llojeve të ndryshme të ushqimeve për fëmijë.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, janë vrarë 36.479 palestinezë, përfshirë të paktën 15.328 fëmijë dhe 10.171 gra, ndërsa janë plagosur 82.777 palestinezë të tjerë. Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

SHBA-ja i ka ofruar mbështetje të fortë aleatit të saj Izraelit në nivele ushtarake, inteligjente dhe diplomatike që nga fillimi i sulmeve në Rripin e Gazës.

Related posts

Izraeli dërgon më shumë trupa në operacionin tokësor në Liban, IDF: Synojmë objektivat e Hezbollahut

admin

Kusari-Lila: Ndalimi i importit të produkteve serbe do të hiqet kur kemi siguri për moskontrabandim

RTI

OBI i shpreh mbështetje të plotë Pakistanit për zgjidhjen e çështjes së Xhamu Kashmirit

admin