RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBI i shpreh mbështetje të plotë Pakistanit për zgjidhjen e çështjes së Xhamu Kashmirit

obi-i-shpreh-mbeshtetje-te-plote-pakistanit-per-zgjidhjen-e-ceshtjes-se-xhamu-kashmirit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), Hissein Brahim Taha, theksoi mbështetjen e plotë të OBI-t ndaj Pakistanit për të zgjidhur çështjen e Xhamu Kashmirit në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga zyra e kryeministrisë së Pakistanit, Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t, Taha, i cili ndodhet në Islamabad për një vizitë zyrtare, është takuar me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif.

Taha theksoi mbështetjen e plotë të OBI-t ndaj Pakistanit për zgjidhjen e çështjes së Xhamu Kashmirit në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ndërkohë, kryeministri Sharif falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe pozicionin parimor të OBI-t për zgjidhjen e çështjes së Xhamu Kashmirit në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërkesat e popullit të Kashmirit.

Duke bërë të ditur se ka mirëpritur vizitën e Taha-s në rajonin e Kashmirit të administruar nga Pakistani, si dhe në Vijën e Kontrollit të Kashmirit që ndan Indinë dhe Pakistanin, Sharif vuri në dukje se me këtë vizitë, OBI i ka dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje popullit të Kashmirit.

Sharif theksoi se Pakistani përsërit mbështetjen e tij të palëkundur për popullin dhe kauzën e Palestinës dhe se çdo zgjidhje lidhur me këtë çështje duhet të jetë e bazuar në kufijtë para vitit 1967, me kryeqytet Kudsin.

Ndër të tjera, Sharif theksoi nevojën për të luftuar me islamofobinë që rritet në botë dhe po ashtu tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e mbështetjes së Pakistanit që OBI të luftojë me situatën humanitare me të cilën përballet populli i Afganistanit.

Related posts

Gjendet i vdekur 42-vjeçari në Prizren

admin

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë verilindore

rezart morina

OKB: Çdo 10 minuta gjatë luftës në Gaza vritet 1 fëmijë palestinez dhe 2 të tjera plagosen

admin6