RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

11 të vrarë, mes tyre tre gazetarë, nga zjarri dhe bombardimet izraelite në Gaza

11-te-vrare,-mes-tyre-tre-gazetare,-nga-zjarri-dhe-bombardimet-izraelite-ne-gaza

Njëmbëdhjetë palestinezë, përfshirë tre gazetarë, u vranë sot si pasojë e të shtënave dhe bombardimeve të ushtrisë izraelite në disa zona të Rripit të Gazës.

Sipas burimeve lokale, shtatë persona u vranë në pjesën qendrore të Gazës, dy në jug dhe dy të tjerë në veri të territorit. Tre nga viktimat ishin gazetarë, të cilët humbën jetën pasi automjeti i tyre u godit nga një sulm ajror në zonën qendrore.

Që nga armëpushimi i shpallur në muajin tetor të vitit të kaluar, janë regjistruar 1.820 të vrarë dhe të plagosur si pasojë e rreth 1.300 shkeljeve të marrëveshjes, sipas autoriteteve palestineze. /mesazhi

Related posts

Avokati i familjes së 3-vjeçarit: Fëmija është me trauma, punëtoret e kopshtit kryen së paku tri vepra penale

Muhamet Ramadani

“Jo në emrin tim”/ Protestë në Vjenë kundër vendimit të Hagës: Liri për çlirimtarët e Kosovës!

admin

Izolim brenda izolimit në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani