RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria gjermane refuzon ta dënojë masakrën izraelite ndaj palestinezëve që prisnin ndihma në Gaza

qeveria-gjermane-refuzon-ta-denoje-masakren-izraelite-ndaj-palestinezeve-qe-prisnin-ndihma-ne-gaza

Qeveria gjermane u shpreh e tronditur për vrasjen e civilëve palestinezë nga ushtria izraelite në pritje të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, por refuzoi ta dënojë në mënyrë eksplicite masakrën, raporton Anadolu.

“Ka një lajm të frikshëm që na vjen (nga Gaza). Kërkojmë shumë qartë sqarimin e rrethanave. Mbrojtja e civilëve në një situatë kaq dramatike është prioriteti kryesor”, tha zëvendëszëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Kathrin Deschauer kur u pyet në një konferencë shtypi në Berlin, nëse Gjermania dënon vrasjet e fundit masive në Gaza.

“Ne kërkojmë një armëpushim humanitar në mënyrë që më shumë njerëz të mos vdesin në Gaza”, shtoi ajo.

Megjithatë, zëvendëszëdhënësi i kancelarisë Wolfgang Buechner tha se vrasja e civilëve palestinezë të enjten nuk ishte “masakër” sepse rrethanat mbeten të paqarta.

Këto komente erdhën pasi forcat izraelite qëlluan mbi një turmë palestinezësh herët të enjten teksa prisnin ndihma humanitare pranë qytetit të Gazës. Sulmi izraelit vrau të paktën 112 viktima dhe plagosi 760 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Related posts

Hamasi njofton se ka marrë përgjigje nga Izraeli mbi propozimin e tij për armëpushim

admin

165 palestinezë të vrarë ditën e fundit në Gaza ndërsa gjakderdhja vazhdon

admin6

Jordania dërgon trupa në kufi me Izraelin

admin6