RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria i shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” e “Brigadën e Veriut”

qeveria-i-shpall-organizata-terroriste-“mbrojtjen-civile”-e-“brigaden-e-veriut”

Qeveria e Kosovës, i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – organizata këto që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulmet ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR-it, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, ’Mbrojta Civile’ dhe ’Brigada e Veriut’ shpallen organizata terroriste”, tha Kurti.

Related posts

SHBA-ja jep 550 milionë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën

admin

Homazhet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, Osmani, Kurti dhe Konjufca sot në Tiranë

admin

Në veri të Mitrovicës digjet një veturë me targa serbe

Muhamet Ramadani