RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria izraelite përgatitet të sanksionojë gazetën “Haaretz” për shkak të publikimeve në lidhje me sulmet në Gaza

qeveria-izraelite-pergatitet-te-sanksionoje-gazeten-“haaretz”-per-shkak-te-publikimeve-ne-lidhje-me-sulmet-ne-gaza

Qeveria izraelite po përgatitet të vendosë sanskione ndaj gazetës Haaretz, me pretendimin se në lajmet e saj për sulmet e ushtrisë kundër Gazës që nga 7 tetori, “ka publikuar propagandë subversive dhe të pabaza dhe publikime provokuese kundër shtetit”, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim të zyrës së ministrit izraelit të Komunikimeve Shlomo Karhi, ky i fundit i ka sugjeruar qeverisë që të mos bëhen shpallje publike në gazetën Haaretz dhe të ndërpriten abonimet.

Ministri Karhi ka thënë se arsyeja e propozimit të tij për qeverinë ishte “propaganda subversive dhe e pabazë e gazetës Haaretz gjatë luftës dhe botimet e saj provokuese kundër shtetit të Izraelit”.

Karhi ka thënë se ai ka i ka paraqitur një propozim qeverisë për të “ndaluar financimin e gazetës Haarez në çfarëdo mënyre, siç është ndalimi i reklamave dhe tarifave të abonimit për të gjithë përdoruesit e qeverisë, duke përfshirë ushtrinë izraelite, policinë, Inteligjencën e Brendshme Shin-Bet (Shabak), ministritë dhe çdo kompani publike”.

Duke pretenduar se gazeta “miratoi një linjë sulmi që minon qëllimet e luftës, dobëson përpjekjet ushtarake dhe qëndrueshmërinë sociale”, Karhi ka pohuar se ndalimi i blerjes së shërbimeve nga ana e institucioneve shtetërore nga gazeta Haaretz do të zvogëlojë dëmin e rëndë të ndier nga qytetarët izraelitë.

Related posts

Kryeministri Kurti pret në takim të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

admin

Kurti shkon në vendin ku u vra polici Enver Zymberi, vendos lule në pllakatën e tij të inaguruar

admin

SHBA goditet nga stuhitë dhe tornadot, raportohet për të paktën 20 të vdekur

RTI