RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria: Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë

qeveria:-kosova-i-perket-evropes-dhe-tashme-qytetaret-tane-do-mund-te-ndihen-evropiane

Pas nënshkrimit të aktit ligjor për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës ka thënë se Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët do mund të ndihen evropianë.

Përmes një komunikate për media, nga ekzekutivi kanë deklaruar se liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses.

Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave.

“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Rosëall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, thuhet në njoftim.

Vendimi i nënshkruar të mërkurën do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024.

Related posts

SHBA – Vidhen të dhënat personale të 769 mijë pensionistëve

admin

Qeveria ushtron ankesë ndaj vendimit të Themelores, për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

admin6

Reshjet e dendura të shiut vështirësuan trafikun në Ankara

admin